image Xhaka para ndeshjes me Spanjën: Jam me zemër të thyer

Futboll

Xhaka para ndeshjes me Spanjën: Jam me zemër të thyer

news image

Kombëtarja e Zvicrës do të kërkojë të bëjë befasinë dhe të kalojë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020 duke dhënë maksimumin për ta mposhtur Spanjën.

Në fakt, Zvicra nuk shihej si skuadër favorite edhe për të kaluar në çerekfinale por e mposhti Francën duke iu falënderuar edhe një performance fantastike nga mesfushori shqiptar Granit Xhaka.

Por, Xhaka nuk do të mund t’i ndihmojë bashkëlojtarët e tij nesër në ballafaqimin kundër Spanjës pasi që është i pezulluar për këtë ndeshje për shkak të kartonëve të verdhë.

Duke e ditur këtë fakt, Xhaka ka thënë se është me zemër të thyer që nuk do të luajë nesër por që ka besim se Zvicra do të japë gjithçka për të shkruar historinë.

“Jam me zemër të thyer që nuk do të luaj nesër, por me besim të plotë se puna do të kryhet. Ajo që ka kjo skuadër është e veçantë dhe ne do të japim gjithçka nga vetja për të vazhduar të bëjmë histori.”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në “Facebook”. /GazetaSinjali/