image Xhaka me atlete të veçanta për duelin jubilar ndaj Kosovës

Futboll

Xhaka me atlete të veçanta për duelin jubilar ndaj Kosovës

news image

Kosova do të takohet me Zvicrën në qytetin e Cyrihut, me fillim nga ora 18:00.

Kjo sigurisht se do të jetë një ndeshje e veçantë për lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri.

Për Xhakën do të jetë edhe më e veçantë pasi në këtë duel ai do të zhvillojë paraqitjen e tij jubilare të 100-të dhe duket se ka vendosur të bartë taka speciale për këtë përballje.

Ai e ka vendosur numrin 100 në takat e tij, si dhe datën e sotme dhe flamujt e të dy kombëtareve, siç mund ti shihni fotot më poshtë.

/GazetaSinjaliSport/