image Xhaka mbërrin në Gjermani për testet mjekësore me Leverkusen

Futboll

Xhaka mbërrin në Gjermani për testet mjekësore me Leverkusen

news image

Granit Xhaka raportohet se është nisur drejt Gjermanisë për t’i kryer testet mjekësore në prag të kompletimit të marrëveshjes me Bayer Leverkusen.

Arsenal dhe Leverkusen janë pajtuar për shumën e transferimit, e cila është 21.5 milionë funte apo 25 milionë euro.

30-vjeçari kishte arritur marrëveshje verbale me klubin gjerman javë më parë, por klubi londinez i dha dritën jeshile për largim vetëm pas sigurimit të marrëveshjes me Declan Rice, i cili do të transferohet në Londër për një shifër rekorde prej 105 milionë funteve së bashku me shtesa.

Mediumi i famshëm gjerman, BILD, raporton se Xhaka tashmë veçse ndodhet në Gjermani për testet mjekësore, ku më pas do t’i nënshkruajë edhe dokumentet e kontratës.

/GazetaSinjaliSport/