image Xhaka i gatshëm për të rimarrë shiritin e kapitenit te Arsenali

Futboll

Xhaka i gatshëm për të rimarrë shiritin e kapitenit te Arsenali

news image

Granit Xhaka është duke kaluar momentet më të mira ndoshta në klubin e Arsenalit që nga ardhja te klubi londinez.

Zvicërani së fundi u zgjodh lojtari më i mirë i muajit prill te Arsenali nga tifozët, pas një muaji impresiv në Londër, duke i shtuar edhe eurogolin e tij ndaj Man Utd i cili i dha fitoren 3-1 skuadrës së tij.

Në një deklaratë së fundi nga Xhaka, ai ka theksuar se është gati që të rimarrë shiritin e kapitenit të klubit.

“Nëse nesër vjen dikush nga klubi dhe më pyet nëse dua ta marr atë (shiritin e kapitenit), do të jem këtu sepse e di që jam gati ta bëj përsëri”, është shprehur Graniti.

Kujtojmë se Xhakës i ishte hequr shiriti i kapitenit pas një përplasje me tifozët e klubit në një ndeshje ndaj Crystal Palace në tetor 2019, ku i revoltuar me vërshëllimet e tifozëve ai hodhi shiritin e kapitenit në tokë.

Ai madje ishte pranë largimit nga klubi atë kohë, megjithatë pas ardhjes së Mikel Artetas në krye të klubit, spanjolli e kishte bindur Xhakën që të vazhdojë me klubin.

/GazetaSinjaliSport/