image Xhaka humb sezonin, Baseli konfirmon se lojtari do operohet në gju

Futboll

Xhaka humb sezonin, Baseli konfirmon se lojtari do operohet në gju

news image

FC Baseli ka konfirmuar se mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gju, shkruan Sporti në Sinjali.

Xhaka është jashtë fushave që nga 17 shtatori i vitit të kaluar, pasi pësoi një lëndim në ligamentet e gjurit të djathtë.

Klubi zviceran ka njoftuar se 29 vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni, duke humbur kështu pjesën tjetër të sezonit.

Klubi i Baselit gjithashtu i ka uruar shërim të shpejt Taulant Xhakës.

/Sporti në Sinjali/.