FC Baseli ka konfirmuar se mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gju, shkruan Sporti në Sinjali.
Xhaka është jashtë fushave që nga 17 shtatori i vitit të kaluar, pasi pësoi një lëndim në ligamentet e gjurit të djathtë.
Klubi zviceran ka njoftuar se 29 vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni, duke humbur kështu pjesën tjetër të sezonit.
Klubi i Baselit gjithashtu i ka uruar shërim të shpejt Taulant Xhakës.