image Xhaferi pret Konjufcën: Jemi fqinj e vllezër dhe mbështetja mbetet udhërrëfyesi i jonë më i mirë

Politikë

Xhaferi pret Konjufcën: Jemi fqinj e vllezër dhe mbështetja mbetet udhërrëfyesi i jonë më i mirë

news image

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi e ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova Glauk Konjufca.

“Sot e mirëprita kolegun tim të dashur, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës së tij kthyese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Xhaferi.

Kryeparlamentari i Maqedonisë ka shprehur kënaqësi që zotimet tona dhanë fryt, për çka janë tregues vizitat e delegacioneve të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë, si edhe formimi i Grupit të Bashkëpunimit në Kuvendin e Kosovës.

“Pas vizitës sime në Kosovë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e ratifikoi Marrëveshjen për bashkëpunim në turizëm ndërmjet dy shteteve”, tha kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi më tej theksoi se në procedurë parlamentare janë propozim ligjet për bashkëpunim në lidhje me diasporën, për statusin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së dhe Forcave të Sigurisë të RK-së gjatë stacionimit të tyre të përkohshëm në territorin e të dyja shteteve dhe për partneritet në kontekst të grant marrëveshjes për ndihmë teknike.

“Jemi fqinj, jemi vëllezër dhe mbi të gjitha, i takojmë kombit të njëjtë dhe mbështetja dhe bashkëpunimi do të jetë gjithmonë udhërrëfyesi jonë më i mirë”, tha Xhaferi.

/GazetaSinjali/