image Konjufca uron Talat Xhaferin: Arritje e të gjithë shqiptarëve, u thye barriera e perceptimit

Politikë

Konjufca uron Talat Xhaferin: Arritje e të gjithë shqiptarëve, u thye barriera e perceptimit

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka uruar pozitën e re si kryeministër i Repubilkës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit.

Ai këtë pozitë e ka quajtur arritje të rëndësishme të shqiptarëve, teksa foli edhe për integrimin e plotë të shqiptarëve në këtë vend fqinj.

“Talat Xhaferit ia uroj pozitën e re të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, këtë arritje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Deri dje ai udhëhoqi shkëlqyeshëm Kuvendin e këtij vendi mik.

Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo. Urojmë që kjo përgjegjësi e re t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim. Bërja e Z. Xhaferi kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut.

Urime z. Xhaferi dhe suksese në detyrën tuaj, duke shpresuar dhe besuar se kjo do t’i hap rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik!”, ka shkruar Konjufca.

/GazetaSinjali/