Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, 15 minuta para skadimit të kohës së mbylljes së votimit, ka konstatuar se nuk është votuar mosbesimi i Qeverisë dhe e ka deklaruar seancën të mbyllur.
Ndërkohë i uroi Qeverisë punë të mbarë në vazhdim.
Në sallë kishte shumë pak deputetë të shumicës dhe i gjithë kabineti i Qeverisë së Zaevit, raporton alsat.mk.
Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase e braktisën sallën shumë më herët sesa të fillonte seanca duke e komentuar si farsë të gjithë procedurën e thirrur nga kryetari i Kuvendit./GazetaSinjali/