image Xhafer Tahiri tregon se a do të shkarkohet Agim Veliu nga LDK - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Xhafer Tahiri tregon se a do të shkarkohet Agim Veliu nga LDK

news image

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka thënë se Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë.

Sipas tij, vendimi që të kandidohet Ekrem Hyseni e jo Agim Veliu, është marrë me qëllim të LDK të rikthehet me fitore në Llap.

“Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë. Ky vendim që është marrë dje ka të bëjë me caktimin e kandidatit për kryetar të Podujevës dhe me menaxhimin e procesit zgjedhor në Komunën e Podujevës”.

“LDK për herë të parë pas luftës e ka marrë me shumë seriozitet procesin e zgjedhjeve lokale duke u përgatitur sa më herët dhe sa më mirë që është e mundur në mënyrë që të kemi një rikthim të madh të partisë në këto zgjedhje”.

Kryetari i Vushtrrisë thotë se askush nuk mund ta kontestojë kontributin e Agim Veliut ndër vite në LDK.

Mirëpo, Tahiri thotë se nëse ai do të ishte humbës, nuk do të synonte pozita udhëheqëse./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin