Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka thënë se Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë.
Sipas tij, vendimi që të kandidohet Ekrem Hyseni e jo Agim Veliu, është marrë me qëllim të LDK të rikthehet me fitore në Llap.
“Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë. Ky vendim që është marrë dje ka të bëjë me caktimin e kandidatit për kryetar të Podujevës dhe me menaxhimin e procesit zgjedhor në Komunën e Podujevës”.
“LDK për herë të parë pas luftës e ka marrë me shumë seriozitet procesin e zgjedhjeve lokale duke u përgatitur sa më herët dhe sa më mirë që është e mundur në mënyrë që të kemi një rikthim të madh të partisë në këto zgjedhje”.
Kryetari i Vushtrrisë thotë se askush nuk mund ta kontestojë kontributin e Agim Veliut ndër vite në LDK.
Mirëpo, Tahiri thotë se nëse ai do të ishte humbës, nuk do të synonte pozita udhëheqëse./Gazeta Sinjali/