Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, e ka quajtur si të padrejtë, buxhetin për vitin 2021 të votuar sot nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Tahiri u shpreh se i ka propozuar sot pesë amendamente Komisionit për Buxhet dhe Financa për disa projekte, me të cilat, sipas tij mund të rregullohej buxheti sadopak për këtë komunë.
“1. Zgjerimi i rrugës magjistrale Nedakovc-Vushtrri, 2. Rritja në 1 milion e mjeteve buxhetore për projektin e rregullimit te shtratit të lumit Silnica (sipas Memorandumit të nënshkruar në mes të Komunës dhe MEA), 3.Përfshirja në Ligjin e Buxhetit të projektit të Unazës së poshtme të Vushtrrisë, 4.Rregullimi i parkut rekreacional “Taraxha”, 5. Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Vushtrrisë: Skoqen, Samadrexhë-Dumnicë, Sllakoc-Kurillovë dhe rrugëve lokale në qytet. Këto janë projekte jetike për qytetarët e Vushtrrisë, i ftoj deputetët t’i përkrahin projektet zhvillimore të qytetarëve të Vushtrrisë, pa dallim partie”, shkroi ndër të tjera Tahiri në Facebook.
Postimi i plotë:
Projekt buxheti i vitit 2021 është i padrejtë për Vushtrrinë
Për tu ndrequr sado pak kjo padrejtësi ndaj qytetit të Vushtrrisë, unë i kam propozuar sot Komisionit për Buxhet dhe Financa 5 amandamente (të gjitha këto kërkesa me kohë i kemi dërguar por janë injoruar nga ministritë e linjës) me projektet si në vijim:
1. Zgjerimi i rrugës magjistrale Nedakovc-Vushtrri
2. Rritja në 1 milion e mjeteve buxhetore për projektin e rregullimit te shtratit të lumit Silnica (sipas Memorandumit të nënshkruar në mes të Komunës dhe MEA)
3. Përfshirja në Ligjin e Buxhetit të projektit të Unazës së poshtme të Vushtrrisë
4. Rregullimi i parkut rekreacional “Taraxha”
5. Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Vushtrrisë: Skoqen, Samadrexhë-Dumnicë, Sllakoc-Kurillovë dhe rrugëve lokale në qytet.
Këto janë projekte jetike për qytetarët e Vushtrrisë, i ftoj deputetët ti përkrahin projektet zhvillimore të qytetarëve të Vushtrrisë, pa dallim partie.
Buxheti i shtetit duhet të jetë i ndarë në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e qytetet e Kosovës./Gazeta Sinjali/