image Xhafer Tahiri jep sinjale se LDK dhe LVV janë afër marrëveshjes

Politikë

Politikë/ Xhafer Tahiri jep sinjale se LDK dhe LVV janë afër marrëveshjes

news image

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një statusi në Facebook ka komentuar situatën aktuale politike në vend. Sipas tij, në Kosovë po nis një epokë e re politike.

Përmes statusit të tij, jepen sinjale se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë përafruar edhe më shumë për lidhjen e koalicionit qeverisës.

“Jemi në fundin e një epoke 20 vjeçare politike që po merr fund e po fillon një epokë e re politike në Republikën tonë”, shkruan Tahiri në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

Më tej, Tahiri thekson se koalicioni LDK-LVV duhet të ndodh.

“Atë që e filluam 2 vite më parë në Vushtrri, koalicionin LDK-VV, duhet të ndodh tani në nivel qëndror. Vetëm 1 datë ka rëndësi, vullneti qytetarë për ndryshim i 6 tetorit 2019”, ka përfunduar ai. /Gazeta Sinjali/