Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka ftuar qytetarët e kësaj komune që të vazhdojnë të kenë kujdes për shkak të pandemisë COVID-19 duke i ftuar ata që të qëndrojnë në shtëpi.
Ai në një postim në Facebook shkruan se situata me koronavirus do të mbarojë dhe të gjithë do të kenë mundësi t’i kthehen jetës normale.
“Në ditët kur po fillon moti të përmirësohet, e kuptoj se na mungon rutina, vizitat te familjarët e miqtë, por është momenti për durim. Kujtohu se më e mira që mund të bësh sot për më të dashurit e tu, është të qëndrosh në shtëpi dhe t’i mbrosh nga ky armik i padukshëm. Kjo situatë do mbarojë! Do të kemi kohë të mjaftueshme për të dalë jashtë dhe të shijojmë rrezet e diellit. Duke ju uruar javë të mbarë dhe të qetë, ju ri-konfirmoj se ne do të jemi bashkë, gjithmonë, në çdo sfidë, me besimin te Zoti me kurajën e gjithsecili do të dimë të bëjmë ballë kësaj situate. Ju lutem qëndroni në shtëpi! Shpëtoni jetë!”, shkruan Gashi. /Gazeta Sinjali/