image Xhafer Gashi dështoi ta bind elektoratin, AAK nga partia lidere përfundon në vendin e tretë në Obiliq

Kosovë

Ndëshkim/ Xhafer Gashi dështoi ta bind elektoratin, AAK nga partia lidere përfundon në vendin e tretë në Obiliq

news image

“Ne flasim me punë” kishte deklaruar muaj më parë kryetari i Obiliqit nga AAK, Xhafer Gashi gjatë një të shtune duke dashur të ju tregonte qytetarëve të komunës se punon edhe në ditë vikendi

“Me bashkëpunëtorët edhe një vikend me punë. Duke dashur të jemi gjithnjë në shërbim të qytetarit, duke u munduar të përmirësojmë mirëqenien e tyre e me të vetmin qëllimin zhvillimin e komunës tonë”, kishte shkruar Gashi, shkruan Gazeta Sinjali.

Përkundër tendencës për ta “shitur” punën e  tij, kryetari i AAK-së Xhafer Gashi i cili udhëheq me komunën e Obiliqit në zgjedhjet e 6 tetorit ka dështuar ta bind elektoratin që të sigurojë mbështetje për partinë etij.

Sado që zgjedhjet e 6 tetorit janë mbajtur për nivelin qendror, AAK si parti udhëheqëse me komunë ka humbur keq përkrahjen duke vënë në pikëpyetje edhe ndikimin dhe legjitimitetin e Xhafer Gashi si kryetar komune, shkruan Gazeta Sinjali.

AAK nga partia e parë që ishte në zgjedhjet lokale ka përfunduar si partia e tretë në zgjedhjet paralamentare.

Pas numërimit të 100 përqind të votave nga KQZ-ja në këtë komunë, del se AAK ka fituar vetëm 2.235 vota ose 18.98 %.

Në pozitën e dytë është ngjitur LDK me 2494 vota ose 21.18% ndërsa zgjedhjet në këtë komunë i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me një diferencë prej 6 përqind nga partia e tretë AAK.

Vetëvendosje ka mbledhur 2.947 vota ose 25,02% të elektoratit që ka marr pjesë në zgjedhje. /Gazeta Sinjali/