image AAK-ja siguron 40 nënshkrime, kërkon seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit në 129 euro

Politikë

AAK-ja siguron 40 nënshkrime, kërkon seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit në 129 euro

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kanë siguruar 40 nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagës nga 105 në 129 euro.

Ai theksoi se rritja e koeficientit i prek edhe policët që janë në kushte të këqija. Tahiri ka paralajmëruar se kjo parti, të martën, do të organizojë edhe një debat me ekspertë për sulmin në veri.

“Efektet e situatës së veriut po e prekin edhe situatën e përgjithshme, prandaj nesër do të kemi diskutim me ekspertë dhe zyrtarë të përfshirë në këtë proces. Do të duhet një angazhim më serioz që të dihet se çka ka ndodhur të dielën”.

“AAK ka përfunduar mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për rritjen e koeficientin nga 105 në 129 euro. Kjo do të prek edhe rritjen e pagave të policëve të Kosovës që tani të kalojmë prej fjalëve në veprave dhe besoj që do të kemi edhe mbështetjen e deputetëve të pozitës. 

/GazetaSinjali/