William Walker pritet që gjatë ditës së sotme të takohet me përfaqësues të lartë të LDK-së.
Ndonëse një gjë e tillë nuk është paralajmëruar për media, Walker është parë gjatë ditës së sotme duke u futur në zyrat e LDK-së.
Walker është duke qëndruar në Kosovë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, por vizita e tij tek LDK mund të bëjë edhe me bisedimet mes LDK-së dhe VV-së.
Një vizitë e tillë nuk ishte lajmëruar paraprakisht për mediat. Nuk dihet nëse Walker do të vizitojë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Kujtojmë që në vazhdën e bisedimeve LV – LDK është shtuar presioni ndërkombëtar për arritje të marrëveshjes.