image Wilder dhe pasioni i çmendur ndaj veturave, 1.5 milion euro vlerë

Sporte Luftarake

Boks/ Wilder dhe pasioni i çmendur ndaj veturave, 1.5 milion euro vlerë

news image

Deontay Wilder apo i njohur ndryshe si “Bombarduesi i bronztë” është i dashuruar pas veturave.

Boksieri 34-vjeçari amerikan ka mbledhur një pasuri prej 23 milionë funtesh gjatë karrierës së tij në boks.

Një pjesë të pasurisë së tij, Wilder e ka shpenzuar në blerjen e veturave pasi njihet si adhurues i madh i tyre.

Koleksioni i makinave të tij është shumë i pasur dhe ka vlerë prej më shumë se një milion euro apo saktësisht 1,414,618 euro.

Wilder në garazhin e tij ka vetura të bukura dhe të shtrenjta si Lamborghini, Rolls Royce, por edhe vetura të vjetra amerikane.

Ndërsa Wilder është gati të përballet me Tyson Fury në Grand Garden Arena më 22 shkurt, The Sun i ka hedhur një vështrim garazhit të shkëlqyeshëm të boksierit.

Sipas “The Sun”, garazhi i Wilderit është po aq mbresëlënës sa goditja e tij e famshme me të djathtën.