image Krimet Ekonomike në aksion - Arrestohen dy të dyshuar që përfituan kundërligjshëm tenderë në vlerë prej 100 mijë eurosh

Siguri

Krimet Ekonomike në aksion – Arrestohen dy të dyshuar që përfituan kundërligjshëm tenderë në vlerë prej 100 mijë eurosh

news image

Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore dhe në koordinim me autoritetet e drejtësisë ka ndërmarr veprime të nevojshme, nën dyshimet se gjatë vitit 2021 pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin sipas Policisë, pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro).

Sot, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, respektivisht sektorin e financave janë paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarve personat me iniciale S.D. dhe A.D. nën dyshimin për vepër penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Policia ka bërë të ditur se pas përfundimit të intervistimit është njoftuar prokurori i rastit dhe me vendim të tij, të dyshuarit është vendosur të dërgohen në Qendër të Mbajtjes, i dyshuari A.D. është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari S.D. me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë është dërguar për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë.

/GazetaSinjali/