Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, do të duelojë më 23 nëntor ndaj Luis Ortiz.
Gjithsesi, ai është sy e veshë nga dueli që do të zhvillohet dy javë më vonë në Abu Dhabi, mes kampionit tjetër të botës Andy Ruiz Jr (mban titujt IBF, WBA dhe WBO) dhe ish-kampionit Anthony Joshua.
“Mendoj se Joshua nuk është ende gati për revanshin. Unë jam vetë boksier, e kuptoj gjuhën e trupit dhe kuptoj mesazhin që Joshua merr nga trupi i tij. Ai mendon se dueli i dytë është më i madh se i pari, por ai nuk e kupton se nëse humbet për të është gjithçka e mbyllur. Njerëzit mendojnë se ai ka qenë e shkuara”, u shpreh Deontay Wilder.
“Kam shqisën e gjashtë. Ndaj, unë mendoj se Ruiz ka motivimin dhe besimin se do ta fitojë edhe këtë duel, ashtu si bëri herën e parë. Unë them se do të dueloj më Ruiz vitin tjetër dhe jo me Joshua, pasi meksikani do ta fitojë edhe revanshin. Për të nuk janë shumë të rëndësishme paratë sa janë për britanikun”, tha Wilder, 41 fitore e 1 barazim në karrierë.