image WiFi-të publike të rrezikshshme për përdoruesit?

Internet

WiFi-të publike të rrezikshshme për përdoruesit?

news image

Kushdo që lidhet me një WiFi publike, duhet t’i kushtojë vëmendje disa pikave të sigurisë.

Rrjete të shumta publike WiFi janë të pasigurta dhe për këtë arsye duhet të përdoren me kujdes.

Nëse lidhjet WLAN nuk janë siguruar siç duhet, ekziston rreziku që dikush të lexojë, të vjedhë informacione dhe të dhëna.

Kujdes i veçantë kërkohet pasi të keni krijuar një lidhje me një WLAN publik, papritmas shfaqet një mesazh që thotë se duhet të instaloni një azhurnim ose të shkarkoni një aplikacion.

Prandaj, në asnjë rast nuk duhet të bëni një gjë të tillë dhe të shkëputni menjëherë lidhjen me WiFi-në. /Gazeta Sinjali/