Rrjeti social i komunikimit WhatsApp ka paditur kompaninë izraelite të mbikëqyrjes kibernetike NSO Group për arsye se shërbimin e mesazheve të kompanisë e ka përdorur për spiunazh.
Sipas një artikulli të gazetës “New York Times”, në kërkesën e WhatsApp-it drejtuar Gjykatës federale, pretendohet se kompania e mbikëqyrjes kibernetike NSA Group nëpërmjet aplikacionit WhatsApp në 20 shtete ka ndjekur mbi 1 400 persona në mesin e të cilëve edhe 100 gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.
Gazeta në artikull gjithashtu përfshin edhe deklaratën nga WhatsApp.
Zyrtarët e WhatsApp-it njoftuan se përdoruesve në fjalë të cilëve u janë hakeruar telefonat janë njoftuar me një mesazh privat, ndërsa me padinë që kanë hapur në Gjykatën e rajonit verior të Kalifornisë kërkojnë që “të ndalohet përgjithmonë përdorimi i shërbimeve” të kompanisë izraelite NSO Group.
“Armët kibernetike në mënyrë të fuqishme dhe ligjërisht duhet të mbikëqyren që njerëzit kudo në botë të jenë të sigurt se nuk shkelen të drejtat dhe liritë e tyre”, thuhet më tej në deklaratë.