Ish-sekretari i NATO-s, Wesley Kanne Clark, përmes një postimi në twitter është deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.
Ai ka thënë se Soleimani nuk ishe pa shtet protokollar si Bin Ladeni dhe vrasja e gjeneralit iranian do ta përshkallëzoj situatën, shkruan Gazeta Sinjali.
“Soleimani nuk ishte pa shtet protokollar si Bin Laden. Ky veprim amerikan na vendos në një rrugë të rrezikshme përshkallëzimi”, ka thënë Clark.
Soleimani was no stateless outlaw like Bin Laden. This U.S. action sets us on a dangerous path of escalation. https://t.co/OTRxUqYfyb
— Wes Clark (@GeneralClark) January 3, 2020
Wesley Kanne Clark është një gjeneral në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa, Qasem Soleimani ishte gjeneral i lartë në Trupat e Rojeve Revolucionare të Iranit dhe nga viti 1998 ishte komandant i forcave Kuds, të cilat janë kryesisht përgjegjëse për operacionet e jashtme dhe klandestine. Ai e kishte filluar karrierën ushtarake në luftën mes Iranit dhe Irakut në vitet e tetëdhjeta, kur kishte shërbyer si komandant i Divizionit të 41-të. Më vonë, ai u angazhua në operacione të jashtme, duke ofruar ndihmë ushtarake për Hezbollahun në Liban.
Në vitin 2012, Soleimani i ofroi ndihmë edhe qeverisë së diktatorit sirian, Bashar Al Assad, i cili është aleat i rëndësishëm i Iranit. Ai dha asistencë edhe për forcat shiite në Irak, të përkrahura nga Tehrani.
Soleimani u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane më 3 janar, përderisa ishte duke udhëtuar me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Përpos tij, në këtë sulm mbetën të vrarë edhe disa pjesëtarë irakianë të Forcave Popullore të Mobilizimit. Në pozitën e tij tashmë është emëruar gjenerali Esmail Ghaani. /Gazeta Sinjali/