image Werderi në dilemë se kë ta mbështesë Milot Rashicën apo portierin çek

Futboll

Werderi në dilemë se kë ta mbështesë Milot Rashicën apo portierin çek

news image

Dy shokët e skuadrës në Werder Bremen, Milot Rashica dhe Jiri Pavlenka do të jenë kundërshtar sonte në Çeki.

Republika e Çekisë luan kundër Kosovës, dhe Pavlenka do të ruaj portën çeke, ndërsa Rashica do të bëjë gjithçka që Kosovës t’ia sjellë tri pikët e plota.

Skuadra gjermane ka bërë një postim në Twitter duke pyetur tifozët se kë do ta mbështesin sonte, Milot Rashicën që ka marrë zemrën e tifozëve të kësaj skuadre apo portierin çek.

“Ndeshje e rëndësishme për djemtë tanë Jiri dhe Milotin, dilemë e madhe për tifozët e Werderit”, kanë shkruar në Twitter./Gazeta Sinjali/