image Wayne Rooney i thurë elozhe Marcus Rashfordit

Futboll

Wayne Rooney i thurë elozhe Marcus Rashfordit

news image

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney ka lavdëruar tej mase talentin anglez, Marcus Rashford.

Rooney tha se Rashford është një lojtar i mrekullueshëm dhe me potencial të jashtëzakonshëm, shkruan Sinjali Sportiv.

“Akoma nuk e kemi parë më të mirën nga ai për United dhe Anglinë. Sjellja e tij jashtë fushës po ashtu është e mahnitshme. Ai i meriton duartrokitjet e të gjithëve” shtoi ai.

Marcus Rashford është 23-vjeçar dhe është shëndërruar në futbollistin kryesor në sulmin e Manchester Unitedit.

/Sinjali Sportiv/