image Watford shkarkon trajnerin Munoz

Futboll

Watford shkarkon trajnerin Munoz

news image

Skuadra e Watford ka shkarkuar trajnerin Xisco Munoz pas 7 xhirove në Premier Ligë.

Kështu u bë e ditur në faqen zyrtare të klubit, në rrjetin social Facebook.

Watford kanë njoftuar se trajneri dhe klubi kanë ndarë rrugët, duke e falënderuar atë për kontributin që i dha ekipi që të rikthehen në Premier Ligë.

Watford pas 7 javëve në Premier Ligë ka arritur të grumbullojë po aq pikë dhe gjendet në vendin e 14./Gazeta Sinjali Sporti/