image Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

Politikë

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

news image

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është mirë të krijohet.

Walker tha se Asociacioni i një grupi të ndarë nuk është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se nuk i kupton se benefitet që mund t’i ketë Kosova nëse e themelon, por, që sipas tij, krijimi i Asociacionit nuk është një gjë e mirë.

“Mendoj që duhet të refuzojë të atë lloj propozimi (Asociacionin), ky është mendimi im, ndoshta nuk i kuptoj benefitet e caktuara që vijnë, por, mendoj që nuk është mirë të krijohet, një popull, një vend ku thoni ku ju dalloni prej të tjerëve dhe të keni disa të drejta të tjera. Për mua nuk besoj që do të ndihmojë këtë vend. Asociacioni i një grupi i ndarë më ndryshe nuk është një zhvillim pozitiv”, ka thënë Walker.

Ndërkaq, gjatë ditës së hënë publikuar draft Statuti nga Fondacioni Friedrich Ebert-Stiftung në Prishtinë për Asociacionin.

Ai përmban 18 nene. Që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

Pos kësaj në pikën dy të nenit të parë theksohet se statuti i Asociacionit është akti më i lartë juridik i këtij mekanizmi i cili miratohet nga Kuvendi Themelues i këtij asociacioni./RTVDukagjini/

/GazetaSinjali/