Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me postë. Deri më tani janë numëruar 70 përqind e votave.
Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 4 mijë e 904 vota, LDK është partia e dytë me 1 mijë e 680 vota.
Partia e tretë vazhdon të mbetët PDK me 1 mijë e 612, ndërsa pason nga koalicioni AAK-PSD 477 vota.
Koalicioni mes Nismës-AKR-PD që më herët kishte qenë para koalicionit AAK-PSD po vazhdon të luftojë për ta kaluar pragun zgjedhor me 604 ka vota.