image VV reagon ndaj këshilltarit të Thaçit për mungesën e flamurit të Kosovës në takimin Kurti-Lajçak - Sinjali

VV reagon ndaj këshilltarit të Thaçit për mungesën e flamurit të Kosovës në takimin Kurti-Lajçak

news image

Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj që pak më parë kritikoi këtë subjekt për mungesën e flamurit të Kosovës në takimin Kurti-Lajçak, shkruan Gazeta Sinjali.

Në zyrën e takimit që u zhvillua dje ishte vetëm flamuri kombëtar, e jo edhe ai i Kosovës.

Për këtë çështje ka ironizuar Behramaj, i cili tha se Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj flamurit të Kosovës.

Këtyre deklaratave të Behramajt u është përgjigjur Manxhuka, i cili ka thënë se janë duke u shqetësuar ata që Kosovës i kanë vendosur fusnotë.

“Ata që Kosovës i vendosën vetë fusnotën duke e trajtuar vetë nautralisht, tash në vitin 2021 po na dalin të shqetësuar”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin