Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që ekonomia e vendit të funksionojë me normalitet e nevojat e qytetarëve për mallra dhe shërbime të jenë në nivel.
Tutje, ata thonë se këto ditë janë vendimtare për shëndetin publik dhe familjet kosovare.
“Këto ditë janë vendimtare për shëndetin publik dhe familjet tona, andaj me shumë kujdes na duhet t’i ndjekim udhëzimet e Ministrisë së Shendetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik”, thuhet në njoftimin e tyre të postuar në rrjetin social Facebook./GazetaSinjali/