Sot u miratua Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe për këtë, partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk mori pjesë në votim gjatë seancës së jashtëzakonshme, tani është duke mbajtur një konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.
Deputeti Hekuran Murati, u shpreh se ky Projektligj është i dizajnuar për oligarkët pasi sipas tij merren paratë e taksapaguesve të varfër dhe orientohen drejt të pasurve apo oligarkëve.
Ai po ashtu theksoi se ky ligj ka defekte dhe pabarazi.
“Me amendamentet e fundit ne e pamë që janë të dizajnuara, pra ky Projektligj i drejtohet një oligarku, një kompanie e cila operon në Kosovë e që për më tepër këto amendamente të lirohen nga tatimet në shifra milionëshe e po ashtu lirohen edhe nga pagesa e regjistrimit. Këto dy pasoja do t`i bart taksapaguesi i Kosovës dhe kjo assesi nuk mund të quhet rimëkëmbje ekonomike. Ky ligj ka shumë defekte, ka pabarazi dhe me fjalë të tjera mund të quhet si një Ligj që merr para nga taksapaguesit e varfër dhe i orienton ato drejt të pasurve dhe oligarkëve, kurse qytetarëve tjerë u thuhet merrni kursimet”, tha ndër të tjera ai.