Buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë do të jetë mbi 100 milionë euro, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në Mbledhjen e Qeverisë, parasheh që duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes të jetë mbi 100 milionë euro.
“Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet nga Lëvizja Vetëvendosje./Gazeta Sinjali/