image VV-ja e dorëzon në Kushtetuese votën e Haxhi Shalës për Qeverinë Hoti: Thaçi e shkeli rëndë Kushtetutën

Politikë

VV-ja e dorëzon në Kushtetuese votën e Haxhi Shalës për Qeverinë Hoti: Thaçi e shkeli rëndë Kushtetutën

news image

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për siç thonë ata, “nxitjen, bindjen dhe detyrimin” e deputetit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëvendosje po vlerëson se me këtë rast presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar që deputeti Shala të ndërroi qëndrimin dhe votën në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Republikës të datës 3 qershor”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Sipas kësaj partie, është e tepërt të thuhet më se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk i lejon presidentit rol aktiv në skenën politike, pasi që sipas tyre, kjo që ka bërë Thaçi nuk është vetëm angazhim politik, por edhe “ndërhyrje e rëndë në rendin kushtetues”, por thonë se kjo nuk është hera e parë./Gazeta Sinjali/

Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të Presidentit

Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të Presidentit në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë edhe ashtu jolegjitime.Jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar që deputeti Shala ta ndryshoj qëndrimin dhe votën në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Republikës të datës 3 qershor.Si një Qeveri pa legjitimitet dhe e paligjshme, të vetmen mbështetje e kishte tek aranzhimet jokushtetuese në të gjitha fazat e saj. Tablonë e plotë të veprimeve antikushtetues të kësaj skeme e përmbushi rasti i ndërhyrjes dhe ndikimit mbi deputetin Haxhi Shala, duke i shkuar në shtëpi pasmesnatës. Këtë fakt, e shpalosi edhe publikisht deputeti i shënjestruar, por u konfirmua edhe nga vetë Thaçi e Haradinaj.Është e tepërt të thuhet më, se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk i lejon Presidentit rol aktiv në skenën politike, sepse kjo çfarë ka bërë Thaçi nuk është vetëm angazhim aktiv politik, por edhe ndërhyrje e rëndë në rendin tonë kushtetues, por as si e tillë nuk është e para.

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Wednesday, July 1, 2020