image Vushtrri: Vëzhguesi për të cilin u ankua PDK, largohet nga vendvotimi

Vushtrri: Vëzhguesi për të cilin u ankua PDK, largohet nga vendvotimi

news image

Dega e PDK-së në Vushtrri është ankuar se një vëzhgues është angazhuar kundërligjshëm nga LDK.

Ardian Jashari, drejtori i shkollës në Stroc të kësaj komune, ka thënë se ky person pasi që ka biseduar me të është larguar nga qendra e votimit, transmeton Klankosova.tv.

Ka ardhur në shkollë me dokument identifikues, është pranuar nga kryesuesi i vendvotimit, pastaj ka pasë ankesa lidhur me këtë rast”.

“Kemi kontaktuar Komisionin Komunal Zgjedhor dhe jemi konsultuar që i njëjti të largohet dhe është larguar pa asnjë problem”, është shprehur Jashari, duke thënë se kaq di për këtë rast./GazetaSinjali/