image Vushtrri: Policia gjen një veturë e cila ishte vjedhur një ditë më parë

Siguri

Vushtrri: Policia gjen një veturë e cila ishte vjedhur një ditë më parë

news image

Dje është raportuar për një veturë të vjedhur në një fshat të komunës së Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali se vetura e vjedhur është gjetur në fshatin Prilluzh të kësaj komune dhe se ajo do t’i rikthehet pronarit.

“Një ditë  më parë, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga një  ankues  ishte raportuar se vetura e tije  e llojit Fiat me targa vendore ishte vjedhur. Që nga raportimi i rastit,  në kërkim të veturës  ishin vënë njësitet e ndryshme policore,  ndërsa sot në orët e mëngjesit njësia policore në fshatin Prilluzhë, në një rrugë lokale të këtij fshati kanë arritur ta gjejnë veturën e vjedhur. Vetura e gjetur, pas procedurave të nevojshme të ekzaminimit, do t’i kthehet pronarit”, tha Zahiti./Gazeta Sinjali/