image Vushtrri, gjen mjete të pashpërthyera derisa po renovonte shtëpinë

Siguri

Vushtrri, gjen mjete të pashpërthyera derisa po renovonte shtëpinë

news image

Një person ka hasur në një mjet të dyshuar derisa ishte duke renovuar shtëpinë e tij në fshatin Kollë të komunës së Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, shtëpia ishte e pabanuar, ndërsa derisa personi ishte duke bërë renovim, në çatinë e shtëpisë, kishte hasur në një mjet të dyshuar si dhe 12 plumba të AK-47.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, njësiti për deminim nga radhët e FSK-së ka larguar mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident. /Gazeta Sinjali/