image Vuqeviç: Të këmbëngulim për kthimin e trupave tanë në Kosovë

Politikë

Vuqeviç: Të këmbëngulim për kthimin e trupave tanë në Kosovë

news image

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuqeviç, ka deklaruar se Serbia, duhet të këmbëngulë që një pjesë e ushtarëve dhe policisë të saj të kthehen në Kosovë.

Ai deklaroi se kjo është një periudhë e vështirë për Serbinë, ku shteti dhe kombi serb ndodhen nën presion të madh.

“Serbia duhet të këmbëngulë në kërkesën që një pjesë e ushtarëve dhe policëve të saj të kthehen në Kosovë.”, tha Vuqeviç, shkruan Euronews serbia.

Sipas tij, Prishtina është një hap larg fillimit të një përballjeje përfundimtare me serbët, por shtoi se KFOR-i do ta përmbushë misionin e tij dhe do të sigurojë paqen dhe sigurinë.

“Ne presim që ata të veprojnë në përputhje me mandatin e tyre, të garantojnë paqen dhe sigurinë dhe të mos merren me çështje politike dhe statusin e krahinës sonë jugore,” tha Vuqeviç.

/GazetaSinjali/