image “Vullneti i mirë ka kufijtë e tij”, Lavrov: Rreziku i një lufte të tretë botërore mbetet real

Botë

“Vullneti i mirë ka kufijtë e tij”, Lavrov: Rreziku i një lufte të tretë botërore mbetet real

news image

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka paralajmëruar mbrëmjen e së hënës për rrezikun e një luftë të tretë botërore.

“Vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Dhe nëse nuk është reciprok, nuk ndihmon procesin e negociatave”, tha Lavrov për agjencitë ruse të lajmeve.

Megjithatë, ministri rus shtoi se negociatat me Ukrainën vijojnë.

“Por ne vazhdojmë të zhvillojmë negociata me ekipin e deleguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, këto kontakte do të vazhdojnë”, tha Lavrov, për të cilin “lufta bërthamore është e papranueshëm“.

/GazetaSinjali/