Etna, vullkani më aktiv i Evropës, ka shpërthyer sot në orën 07:50 në Itali. Rrjedhje llave dhe tym janë parë në kraterin që vijon të jetë në aktivitet.
Instituti i gjeofizikës dhe vulkanologjisë në Katania bën të ditur se nga Etna “është vënë re prezenca e dy flukseve të vogla llave”.
Sipas tij, aktiviteti vullkanik që ka nisur në mëngjes nuk paraqet rrezik për njerëzit.
Ndërkohë, aeroporti ndërkombëtar i Katanias, mbetet funksional, me kufizimet e vetme ato që kanë lidhje me emergjencën e koronavirusit. /Gazeta Sinjali/