Është publikuar një video në kanalin zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në “YouTube”, në të cilën shihen radhët e gjata të ushtarëve të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministri serb Aleksandar Vulin ka thënë se “xhandarmëria serbe është e gatshme të marrë çfarëdo detyre që do të kërkohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Deklarata e Vulin vjen pas paralajmërimeve të shefit të tyre, Aleksandar Vuçiq, se do të marrë masa ndaj Kosovës pas vendimit për zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet të targave të automjeteve.
Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur raportime të ndryshme se ushtria serbe është afruar në kufirin e Kosovës, pasi që në pjesën veriore gjendeshin një numër i madh i Policisë së Kosovës të cilët siguroheshin që të zbatohet marrëveshja.
BE-ja dhe ShBA-të kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës, përderisa situata po monitorohet edhe nga KFOR-i./GazetaSinjali/