image Vulin: S’na duhen rusët për t’u kthyer me forcë në Kosovë, mjaftojnë serbët që janë atje

Rajon

Vulin: S’na duhen rusët për t’u kthyer me forcë në Kosovë, mjaftojnë serbët që janë atje

news image

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se Beogradi nuk ka nevojë për rusë nëse dëshirojnë të kthehen me forcë në Kosovë.

Këto deklarata ai i bëri si kundërpërgjigje ndaj ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastratit, i cili tha se “presidenti serb dhe Vulin janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës”.

Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në veri dhe jug të Kosovës nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur atje”, tha Vulin, shkruajnë mediat serbe.

Tutje Vulin tha se deklaratat për rusët në veri të Kosovës duhet të shërbejnë si arsye që NATO të ngrejë armët sërish për të bërë një luftë që sipas tij, vetë shqiptarët nuk mund ta fitonin kurrë. /GazetaSinjali/