image Vulin për vizitën e Ramës në Kosovë: Po punon për Shqipërinë e Madhe

Politikë

Vulin për vizitën e Ramës në Kosovë: Po punon për Shqipërinë e Madhe

news image

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë, ka thënë se ai po punon për Shqipërinëe Madhe.

Sipas Vulin, miqësisë së Edi Ramës nuk mund t’i besohet, thuhet në Agjencinë serbe të lajmeve Tanjug

Vulin tha se Ramës i pëlqen të flas për pajtimin e shqiptarëve me serbët, por në ndërkohë që pajtimi nënkupton ndëshkim të serbëve, dhe angazhim për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Ky reagim i Vulinit ka ardhur pas vizitës së Ramës në Kosovë, i cili po takohet me liderët politikë pas ngritjes së aktakuzës nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi./ Gazeta Sinjali/