Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka reaguar pas njoftimit të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan se është sanksionuar shefi i inteligjencës serbe dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin.
Ambasada e SHBA thotë se një vendim i tillë s’ka për qëllim institucionet e Serbisë.
Në reagim thuhet se SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe që thellojnë ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon.
“SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën për të reformuar sistemin gjyqësor, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë”, përfundon reagimi.
Ministarstvo finansija SAD uvelo je sankcije Aleksandru Vulinu, direktoru Bezbednosno-informativne agencije, nekadašnjem ministru odbrane i unutrašnjih poslova. Ova akcija nije usmerena ni na jednu od institucija Republike Srbije. SAD su nepokolebljive u naporima da razotkriju…
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) July 11, 2023