image Vulin: Kurti po tregohet frikacak, do ta sjellë në Bruksel një të mbijetuar të dhunës seksuale - Sinjali

Vulin: Kurti po tregohet frikacak, do ta sjellë në Bruksel një të mbijetuar të dhunës seksuale

news image

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se nuk është optimist përpara vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai tha se Kurti do të marrë në delegacionin e tij një të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke aluduar në deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi – Goodman.

Sipas tij, kjo që po përpiqet ta bëjë Kurti është gjë “e keqe dhe e mjerueshme”, raporton Tanjug, përcjell Gazeta Sinjali.

“Ata do ta sjellin një grua që dyshohet se ishte sulmuar kur ajo ishte vajzë nga serbët, ata po e sjellin atë si një anëtare të delegacionit e cila duhet ta tërheqë vëmendjen e të gjitha mediave botërore dhe ta irritojë Aleksandar Vuçiqin”, deklaroi Vulin.

Ai tha se Kurti po vepron në mënyrë të shëmtuar.

“Kurti u tregua një frikacak i madh, ai do ta sjellë dikë që duhet të bëjë atë që nuk do të lejohet ta bëjë para Aleksandar Vuçiqit. Çfarë duhet të negociojmë në një atmosferë të tillë”, pyeti Vulin./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin