image Vulin i fyen përsëri shqiptarët me termin “shiptar”

Rajon

Vulin i fyen përsëri shqiptarët me termin “shiptar”

news image

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, i ka fyer sërish shqiptarët, duke iu drejtuar me termin “shiptar”.

Vulin këtë e ka bërë në një intervistë për një medium serb, derisa ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se “Vuçiq është Putini i vogël”.

“Aleksandar Vuçiq nuk është një Putin i vogël, ashtu siç serbët nuk janë rusë të vegjël. Vuçiq është një serb i madh dhe ai duhet të jetë një serb i madh. Vuçiq është president i të gjithë serbëve dhe kjo mund ta shqetësojë Kurtin e vogël, sepse ai nuk është president i të gjithë ‘shiptarëve’ në Kosovë dhe Vuçiq është president i të gjithë serbëve dhe më vjen mirë që kjo e lëndon Kurtin”, ka thënë ai për një medium serb, ndërsa intervista është publikuar edhe në faqen zyrtare të MB të Serbisë.

Rreth këtyre deklaratave ka reaguar Instituti për Çështje Evropiane, duke rikujtuar se ky term është fyes.

Termi ‘shiptar’ konsiderohet politikisht jokorrekt dhe me përmbajtje fyese në gjuhën serbe për pjesëtarët e nacionalitetit shqiptarë, të cilët jetojnë në Kosovë.

/GazetaSinjali/