image Vulin: BE-ja nuk mund të ulet në dy karrige

Rajon

Vulin: BE-ja nuk mund të ulet në dy karrige

news image

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se deklaratat e Emisarit gjerman Sarrazin se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës janë hipokrite.

Vulin tha sot se BE-ja nuk mund të ulet në dy karrige dhe të kërkojë që Serbia t’i përmbahet politikave të saj, ndërsa të mbështesë Kosovën që të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, shkruan tanjug.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po ndjek me vëmendje deklaratat e zyrtarëve evropianë, veçanërisht të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe për këtë arsye i kërkoj që të mos përpiqet të justifikojë qëndrimin jodiplomatik të zotit Saracin. Perspektiva evropiane e Serbisë është po aq hipokrite. pasi është fyese”, tha Vulin.

/GazetaSinjali/