Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërruar fjalët në lidhje me Republikën e Kosovës, edhe pse të enjten, tha se rajoni i Nagorno-Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Kurse, ai sot ka thënë për mediat në Serbi se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja.
Ndërkaq, reagimet e liderëve politikë në Kosovë për kërcënimin e tij, ai i ka quajtur histerike.
”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”, ka thënë Vuçiq, përcjell B92.
Sipas tij, për Serbinë është e rëndësishme të ruajë politikën e paqes. /Gazeta Sinjali/