image Vuçiqi takohet me Bidenin: Konfirmuam përkushtimin për përmirësim të marrëdhënieve

Politikë

Vuçiqi takohet me Bidenin: Konfirmuam përkushtimin për përmirësim të marrëdhënieve

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar presidentin e ShBA-së, Joe Biden, takim ky nga i cili Vuçiqi tha se me Bidenin konfirmuan përkushtimin për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Vuçiq ka publikuar një fotografi nga ky takim, ku shihet edhe bashkëshortja e tij, Tamara, në pritjen e organizuar nga Presidenti Biden, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Në pritjen zyrtare me presidentin Biden konfirmuam përkushtimin tonë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Vuçiq.

Kujtojmë se dje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin u shfaqën duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit, duke treguar aleancën mes ShBA-ve dhe Kosovës.

/GazetaSinjali/