image Vuçiqi shkon në Bruksel për t'u takuar me përfaqësuesit e lartë të BE-së

Botë

Vuçiqi shkon në Bruksel për t’u takuar me përfaqësuesit e lartë të BE-së

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot gjatë ditës do të vizitojë Brukselin, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të BE-së.

Në Bruksel, Vuçiq do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Komisionerin e BE-së për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale Miroslav Lajçak njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb.

Ko vizitë në Bruksel ndodh një ditë pas asaj të kryeminisrit të Kosovës, Avdullah Hoti i cili u takua me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, kujtojmë që takimi i 27 qershorit në Washington është anuluar për shkak të aktakuzës së ngritur nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

E, gjatë ditës së djeshme, nga kabineti i Presidencës serbe, kanë njoftuar se Vuçiq ka bisedura me ambasadorin Richard Grenell, për shtyerjen e takimit një ditë tjetër./ Gazeta Sinjali/