Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka prezantuar një pako të re ekonomike me të cilën ai thotë se do të ndihmojë edhe qytetarët serbë në Kosovë.
Ai ka thënë se do të paguhen nga 100 euro shtetasit serbë në Kosovë që aplikojnë e nga 200 euro për të papunët në Kosovë.
“Më 12 maj, ne do të fillojmë të paguajmë 30 euro për të gjithë qytetarët e regjistruar, dhe më 20 maj do të fillojmë të paguajmë nga 100 euro për të gjithë qytetarët e nacionalitetit serbë në Kosovë dhe Metohi të cilët janë paraqitur dhe kuptohet, nga 200 euro për të papunët në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Vuçiqi në një video-mesazh, raporton “B92’. /Gazeta Sinjali/